Studimet e origjinës së Covid, provat tregojnë se erdhi nga tregu në Wuhan

Sociale | 4 vite më parë

Shkencëtarët thonë se ka “prova bindëse” që tregu Huanan i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan ishte në qendër të shpërthimit të Covid-19. Dy studime të rishikuara nga kolegët, të publikuara të martën, rishqyrtojnë informacionin nga shpërthimi fillestar në qytetin kinez.

Një nga studimet tregon se rastet më të hershme të njohura u grumbulluan rreth atij tregu. Ndërsa tjetri përdor informacionin gjenetik për të gjurmuar kohën e shpërthimit. Ai sugjeron se ka pasur dy variante të futura te njerëzit në nëntor ose në fillim të dhjetorit 2019.

Së bashku, studiuesit thonë se kjo provë paraqet një pamje që Sars-Cov-2 ishte i pranishëm në gjitarët e gjallë që u shitën në tregun Huanan në fund të vitit 2019. Ata thonë se u transmetua te njerëzit që punonin ose bënin pazar atje në dy “ngjarje të ndara”, ku një njeri u infektua nga virusi nga një kafshë.

Një nga studiuesit e përfshirë, virologu Prof David Robertson nga Universiteti i Glasgoë, i tha BBC Neës se ai shpresonte se studimet do të “korrigjonin të dhënat e rreme se virusi erdhi nga një laborator. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme