Studimi: 1 në 4 të moshuar në vështirësi, Alban Ylli: Nevojat për kujdes afatgjatë janë të ngutshme

1 në 4 të moshuar në Shqipëri ndodhen në vështirësi për të plotësuar kërkesat e jetës së përditshme ndërsa rreth 94% e tyre marrin mbështetje nga familjarët. Studimi i kryer nga ekspertë të geriatrisë për nevojat e kujdesit afatgjatë tek kjo pjesë e popullatës, ka treguar se Shqipëria ka nevoja të ngutshme për të përmbushur në këtë drejtim.
Pensionisti Flamur Bilica prej dy vitesh është kthyer në kujdestar me kohë të plotë për shokun e tij që u aksidentua gjatë një ecje duke thyer këmbën. Me bashkëshorten e larguar nga jeta herët dhe më fëmijë jashtë vendit, mbijetesa e të moshuarit u vu në pikëpyetje.
Flamuri tregon se këtë punë e ka bërë pa asnjë shpërblim financiar dhe për këtë ndihet shumë mirë
Alban Ylli thotë se mbi 100 mijë të moshuar kanë nevojë për kujdes afatgjatë në Shqipëri dhe kjo gjë nuk është rregulluar as me kuadër ligjor
Kujdestarët ligji i njeh si koncept për invalidët e disa shtresa të tjera por për të moshuarit me nevoja kujdestarie janë familjarët ata që e luajnë këtë rol e që nga shteti nuk njihen.
Flamuri thotë se si miku i tij ka shumë pensionistë që vuajnë në vetmi të plotë moskujdesin, ndaj ai apelon për ndihmë nga kushdo që mundet ta dhuroje atë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




