Studimi: Njerëzit përdornin drogë në Spanjë 3000 vjet më parë

Botë | 4 vite më parë

Sipas një studimi të ri, njerëzit kanë konsumuar shumë droga halucinogjene në Spanjë rreth 3000 vjet më parë. Shkencëtarët thonë se qimet e gjetura në një varr në Menorca tregojnë se qytetërimet e lashta njerëzore përdorën droga që rrjedhin nga bimët dhe shkurret.

Besohet të jetë dëshmia më e vjetër e drejtpërdrejtë në Evropë e njerëzve që merrnin droga halucinogjene, që mund të kenë shkaktuar delir dhe halucinacione.

Gjetjet, të publikuara në revistën Scientific Reports , treguan shenja të aktivitetit njerëzor në shpellën Es Càrritx, në anën jugperëndimore të Menorca.

Shpella strehonte më shumë se 200 varre njerëzore dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali për rreth 600 vjet.

Studiuesit zbuluan se substancat, të cilat kishin potencialin të ishin mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve të mbajtura në shpellë.

Studiuesit vunë re gjithashtu se në shpellë u gjetën kontejnerë me motive spirale të gdhendura në kapakë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme