Stuhia e acartë godet SHBA-në dhe Kanadanë, 19 të vdekur, temperatura deri në -45 gradë

Një ndryshimi i menjëhershëm i motit në SHBA dhe Kanada që u goditën nga erërat e ftohta të Arktikut kanë krijuar një kaos në këto shtete. Gati 250 milionë amerikanë dhe kanadezë janë prekur nga stuhitë e forta, ndërsa deri tani raportohet për 19 të vdekur.
Në SHBA janë shënuar temperatura të ulëta deri në -45 gradë celsius, madje edhe në Florida temperaturat janë ulën në zero gradë.
Më shumë se 1.5 milionë njerëz nuk kanë energji elektrikë, ndërsa akulli ka ngrirë çdo gjë duke rritur numrin e aksidenteve.
Minesota, Iowa, Wisconsin, Michigan dhe Buffalo, Nju Jork, janë zonat më të prekura nga stuhia në SHBA, ndërsa në Kanada, Ontario dhe Quebec po përballen me stuhi e ngrica edhe më të forta.
Temperaturat në Montana shënuar -45gradë celsius, ndërsa qyteti Hell i Michiganit ka ngrirë.
Edhe shtetet jugore me temperatura gjithmonë të buta të Luizianës, Alabama, Florida dhe Xhorxhia po përballen me ngrica e temperatura të ulëta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



