Stuhia e erës në Myzeqe, asnjë fermer nuk ka siguracion për dëmet nga fatkeqësitë natyrore

Fermerët e Myzeqesë po riparojnë dëmet e shkaktuara një ditë më parë nga stuhia e erës. Deri në 50 km në orë ka qenë shpejtësia e saj , duke dëmtuar serat me kulturën e bostanit në Lushnje në Divjakë. Plasmasët janë çarë dhe bimët janë tharë.
Demi ekonomik më i madh u është shkaktuar fermerëve që kanë mbjellë sipërfaqe të mëdha.
Tetë orë stuhi ere pa pushim ka prekur zonën e Imshtës. Dëmet për një hektar llogariten ne 300 mijë lekë sipas prodhuesve. Askush prej tyre nuk ka siguracion për dëmet nga fatkeqësitë natyrore.
Fermerët kërkojnë prezencën e ministres së Bujqësisë në terren për të parë nga afër atë që ka ndodhur edhe pse shumë prej tyre e kanë të qartë se nuk do të dëmshpërblehet për dëmin natyror prandaj do të rifillojnë procesin e zëvendësimit të serave dhe prodhimeve.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




