Stuhia e fuqishme godet Norvegjinë, shembet një urë e rëndësishme hekurudhore

Botë | 3 vite më parë

Një urë shumë e rëndësishme hekurudhore në Norvegji është shembur si pasojë e një stuhie që ka përfshirë vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. Stuhia, e quajtur Hans, ka përfshirë pjesën jugore të vendit, duke shkaktuar dalje lumenjsh nga shtrati, rrëshqitje dheu dhe evakuime masive.

Kompania shtetërore e infrastrukturës hekurudhore Bane Nor tha se po hetonte shkallën e dëmtimit të urës prej 172.5 metrash të gjatë prej çeliku të ndërtuar në vitin 1957.

Kompania hekurudhore tha se nuk e di se kur ura, e cila ishte mbyllur në atë kohë për arsye sigurie, do të rihapet.

Reshje të dendura janë parashikuar në zonë edhe për ditët në vijim, duke i bërë kushtet më sfiduese.

Urat hekurudhore i nënshtrohen një inspektimi të përgjithshëm çdo gjashtë vjet, tha kompania hekurudhore, duke shtuar se ajo u kontrollua për herë të fundit në vitin 2019./ The Guardian

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme