Stuhia Hilary godet Meksikën, ndërsa Kalifornia pret përmbytje “katastrofike”

Pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme, autoritetet e Kalifornisë Jugore parashikojnë që stuhia “Hilary” ta godasë vendin me një “sasi historike reshjesh”, që mund të sjellin katastrofën në shtetin amerikan.
Stuhia tropikale vërshoi në fundjavë mbi Meksikën, duke i sjellë vdekjen një personi dhe duke përmbytur gadishullin Baja California.
Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se qeveria ka marrë masa për të garantuar ndihmën e nevojshme nëse do të kërkohet.
“Ju lutemi qytetarëve ta marrin seriozisht këtë stuhi dhe të dëgjojnë zyrtarët e shtetit dhe ata lokalë,” njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Në Palm Springs, në lindje të Los-Anxhelesit, meteorologët parashikojnë reshje deri në 15–25 cm pas stuhisë, krahasuar me rreth 12 cm që regjistron qyteti gjatë gjithë vitit.
Mes gjithë paralajmërimeve për stuhinë “Hilary”, banorët e Los-Anxhelesit në qytetin Ojai përjetuan të edhe një tërmet me magnitudë 5.1, por pa dëme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




