Subvencionet për fermerët në Shkodër, përfitojnë 564 nga 1765 aplikues. Dyfishohet numri i aplikuesve për naftë pa akzicë

Ekonomi | 5 vite më parë

Në fazën e parë të përfitimit të subvensioneve në qarkun e Shkodrës u shpallën fitues 564 fermerë nga 1765 aplikime që kishte në total.

Përgjegjësi i sektorit të ekstensionit bujqësor Hysni Ligataj thotë se lista mund të shtohet në javët vijuese, pasi përfitimet do vijojnë deri në muajin dhjetor.

Në bazë të fondit të parashikuar,  çdo tepricë përpjestohet me numrin më të afërt të listës duke zgjeruar hartën.

Për përfitimin e naftës pa akcizë kanë aplikuar 2200 fermerë, dyfish me një vit më parë. Kanë mbërritur 150 kartat e para të naftës, por Ligataj thotë se përfitues pritet të jenë të gjithë aplikuesit.

Një vit më parë përfituan subvensione 30% e aplikuesve në të gjitha fazat. Ndërsa këtë vit vetëm në fazën e parë u shpallën fitues 32%, shifër e cila deri në muajin dhjetor pritet të rritet sërish.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme