Subvencionimi i energjisë elektrike/ Qeveria gjermane nuk arrin të marrë vendim përfundimtar

Botë | 3 vite më parë

Qeveria e koalicionit të majtë-liberal të Gjermanisë nuk arriti të merrte një vendim për subvencionimin e energjisë elektrike gjatë dy ditëve të takimeve në Meseberg.

Megjithatë, duke folur me gazetarët, kancelari gjerman. Olaf Scholz tha se qeveria e tij ka ndërmarrë tashmë përpjekje serioze për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji.  

“Fakti që vepruam kaq herët na ndihmoi të kalonim dimrin dhe nuk bëri ftohtë në shtëpitë dhe fabrikat tona, dhe ekonomia ishte në gjendje të vazhdonte të funksiononte,” tha ai, duke iu referuar masave të qeverisë për të zëvendësuar importet ruse të energjisë dhe për të nxitur alternativat e rinovueshme.

Ndërkohë, Ministri i financave Christian Lindner nga partia liberale FDP hodhi poshtë planet e të Gjelbërve për të subvencionuar energjinë elektrike të përdorur nga kompanitë industriale.

 Ai argumentoi se një masë e tillë do të binte ndesh me parimet e ekonomisë sociale të tregut dhe do të ishte veprim “ekonomikisht jo i mençur”.

Gazetar: Artur Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme