Sudan/ Luftime të ashpra midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake, të paktë 56 civilë të vrarë

Të paktën 56 persona janë vrarë dhe 595 janë plagosur pas përleshjeve të vazhdueshme midis ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake.
Përleshjet midis ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) filluan rreth pallatit presidencial dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Khartoum, ndërsa të dyja palët luftuan për kontrollin e vendeve simbolike, raporton Sky News.
Të dy partitë krijuan një partneritet, pas rrëzimit të ish-udhëheqësit Omar al Bashir në vitin 2019, por shefi i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al Burhan ka qenë presidenti ‘de fakto’ i vendit që nga një grusht shteti ushtarak në vitin 2021.
Një marrëveshje e re e nënshkruar në fund të vitit të kaluar duhej t’i hapte rrugën zgjedhjeve demokratike, por dhuna shpërtheu pas javëve të përshkallëzimit të tensioneve.
Banorët janë vendosur në shtëpitë e tyre ndërsa tymi i zi nga të shtënat e forta të armëve mbulon zonat e kryeqytetit, me civilë të plagosur që transportohen në spitale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




