Sudan, mbyllet aeroporti i Khartoum-it shkak protestat

Botë | 5 vite më parë

Autoriteti i aviacionit civil të Sudanit pezulloi të gjitha fluturimet që nga e marta në Aeroportit Ndërkombëtar të Khartoum-it deri më 30 tetor shkaku i demonstratave pas grusht shtetit ushtarak në vend.

Më herët, kompania ajrore turke, Turkish Airlines, pezulloi fluturimet midis Turqisë dhe Sudanit pasi ushtria e vendit shpërndau qeverinë dhe vendosi një gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas zyrës së shtypit të linjës ajrore, udhëtimet nga Stambolli në Khartoum dhe anasjelltas janë anuluar deri të enjten.

Kreu i këshillit qeverisës të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah Al-Burhan, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të hënën dhe shpërndau Këshillin Sovran Kalimtar dhe qeverinë.

Masa erdhi disa orë pasi ushtria arrestoi kryeministrin Abdalla Hamdok dhe ministrat në qeverinë civile.

Al-Burhan njoftoi gjithashtu pezullimin e disa dispozitave të dokumentit kushtetues që përshkruan tranzicionin politik në Sudan.

Sipas Ministrisë sudaneze të Informacionit, ushtria e arrestoi Hamdok-un mëngjesin e së hënës pasi ai refuzoi të mbështeste atë që e përshkroi si “grusht shteti”.

Pas një grushti të dështuar ushtarak muajin e kaluar, tensionet e thella midis ushtrisë dhe administratës civile shpërthyen, ndërsa mbaheshin edhe protesta nga dyja palët në Khartoum.

Përpara shpërbërjes, Sudani administrohej nga Këshilli Sovran i përbërë nga autoritetet ushtarake dhe civile, i cili po mbikëqyrte periudhën e tranzicionit deri në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2023, si pjesë e një pakti për ndarjen e pushtetit midis ushtrisë dhe koalicionit Forcat për Liri dhe Ndryshim.AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme