Sudani përfshihet sërish nga dhuna

Botë | 4 vite më parë

Të shtëna armësh dhe shpërthime janë dëgjar në kryeqytetin sudanez të Khartumit, në një bazë të grupit paramilitary të forcave të mbështetjes së shpejtë. Raportohet se aroporti i Khartumit është nën kontrollin e Forcave të mëbshtejes së shpejt, së bashku me një aeroport tjetër në veri të vendit, por forca paraushtarake u shprehën në një deklaratë se kontrollojnë disa objekte kyce në kryeqytet, përfshi edhe pallatin presidencial në qendër të tij.  
Ushtria ndërkohë thotë se forcat e mbështjes së shpejtë ishin përpjekur të sulmonin trupat e saj. 
Tensionet janë rritur së fundmi mes këtij grupi të fuqishëm dhe ushtrisë së qeverisë. 
Grupet sudaneze dhe junta ushtarake që sundon vendin javën e shkuar dështuan në arritjen e një marrëvehjeje për kalimin e pushtetit tek një qeveri civile. Një prej çështjeje prej së  cilës nuk u arrit marrëveshja ishte edhe integrimi I forcave të mbethetes së shpejtë në ushtrinë e vendit. 

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme