Suedia stacionon trupa të NATO-s në territorin e saj

Suedia do të lejojë NATO-n të stacionojë trupa në territorin e saj para se t’i bashkohet Aleancës ushtarake Perëndimore.
“Qeveria ka vendosur që forcat e armatosura suedeze mund të ndërmarrin përgatitje me NATO-n dhe vendet e NATO-s për të mundësuar operacione të përbashkëta në të ardhmen”, u shprehën kryeministri i vendit Ulff Kristersson, dhe ministri i mbrojtjes Pål Jonson.
Sipas tyre, përgatitjet në fjalë mund të konsistojnë në stacionimin e përkohshëm të pajisjeve dhe personelit të huaj në territorin suedez.
“Ky vendim ndërkohë i dërgon një sinjal të qartë Rusisë dhe fuqizon mbrojtjen e Suedisë”, theksuan dy zyrtarët e lartë.
Vitin e shkuar, Suedia aplikoi për t’u anëtarësuar në organizatën e traktatit të veriut si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. Por kundërshtia nga Turqia dhe Hungaria kanë vonuar procesin dhe Suedia tashmë shpreson t’i bashkohet aleancës në samitin që do të mbahet në Lituani, muajin e ardhshëm. Në atë samit pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelensky.
Gazetare: Elda Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




