Sulm ajron mbi Gaza

Avionët luftarakë izraelitë kryen këtë të premte sulme ajrore ndaj pozicioneve të grupit palestinez të rezistencës Hamas në Rripin e Gazës.
“Në përgjigje të balonave të zjarrit të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit sot, avionët luftarakë IDF goditën një vend të prodhimit të armëve që përdoret për të hulumtuar dhe zhvilluar armë që i përkasin Hamasit”, thanë forcat izraelite të mbrojtjes në Twitter. Hamas ende nuk është prononcuar lidhur me sulmet ajrore.
Shërbimi zjarrfikës i Izraelit tha se lëshimet e balonave me zjarr nga Gaza kishin shkaktuar katër zjarre të vogla në rajonin jugor Eshkol, në kufirin e Gazës. Flakët ishin “të vogla dhe jo të rrezikshme” dhe u vunë shpejt nën kontroll, u tha në një deklaratë nga shërbimi zjarrfikës.
Nga 10-21 maj, Izraeli ndërmori sulme ajrore në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 289 palestinezë dhe duke plagosur mijëra të tjerë, ndërsa fraksionet palestineze u përgjigjën duke hedhur raketa drejt qyteteve izraelite.
E gjithë kjo erdhi në sfondin e një vendimi të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar. Nga raktat palestineze u vranë 13 izrelitë, ndërsa dhuna përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti që hyri në fuqi më 21 maj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




