Sulm me armë në një shkollë në Pakistan, 8 të vrarë, mes tyre 5 mësues, 2 të plagosur

Botë | 4 vite më parë

Një sulm me armë nga persona të armatosur në një shkollë në provincën veriore të Pakistanit, ka lënë 8 persona të vdekur dhe 2 të tjerë të plagosur.

Sipas oficerit të policisë së qarkut Muhammad Imran, viktimat janë pesë mësues dhe tre anëtarë të stafit mbështetës të shkollës.

Sulmi ndodhi pas provimeve në një shkollë të mesme lokale.

Oficeri Imran i tha CNN se policia dyshon për një këndvështrim sektar ndaj sulmit pasi të gjithë të sulmuarit ishin anëtarë të degës shiite të Islamit.

Rajoni ku ndodhi sulmi është i njohur për konfliktin mes sekteve islame sunite dhe shiite.

Presidenti pakistanez Dr Arif Alvi dënoi ashpër sulmin ndërsa nuk dihen ende autorët, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme