Sulm me armë në një shkollë në Ugandë, vriten 40 persona

Botë | 3 vite më parë

Të paktën 40 persona janë vrarë në një shkollë në Ugandën perëndimore nga rebelët e lidhur me grupin Shteti Islamik. Tetë persona të tjerë u plagosën pas sulmit në shkollën e mesme Lhubiriha, ndërsa një numër nxënësish rezultojnë ende të zhdukur.

Policia thotë se sulmi u krye nga Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup nga Uganda me bazë në Republikën Demokratike të Kongos.

“Deri më tani 40 trupa të pajetë janë nxjerrë nga shkolla”, tha zëdhënësi i policisë kombëtare Fred Enaga, raporton BBC.

Sulmi ndaj shkollës, që ndodhet më pak se dy kilometra nga kufiri i Ugandës me Republikën Demokratike të Kongos, është sulmi i parë i përmasave të tilla në një shkollë pas shumë vitesh.

Në qershor 1998, 80 studentë u dogjën për vdekje në konviktet e tyre në një sulm të Forcave Demokratike Aleate , ndërsa më shumë se 100 të tjerë u rrëmbyen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme