Sulm ndaj policisë të Meksikës, humbin jetën 3 zyrtarë të sigurisë dhe plagosen 10 persona të tjerë

Një sulm me lëndë shpërthyese që dyshohet të jetë ndërmarrë nga një bandë kriminale I ka marrë jetën të paktën tre zyrtarëve të sigurisë së Meksikës.
Tre zyrtarë të sigurisë së Meksikës kanë humbur jetën dhe 10 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me lëndë shpërthyese që dyshohet të jetë ndërmarrë nga anëtarë të një bande kriminale në Jalisko në perëndim të Meksikës.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Jaliskos e cilësoi sulmin ndaj policisë së shtetit dhe zyrtarëve si një akt të paprecedentë që dëshmonte se çfarë ishin të aftë të bënin grupet e organizuara kriminale.
Muajin e shkuar në Guanajauto, që është në kufi me Jaliskon, katër pjesëtarë të gardës kombëtare u plagosën si pasojë e sulmi të realizuar përmes një automjeti ku ishin instaluar lëndë shpërthyese.
Gazetare Elda Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




