Sulme me dron mbi objektin e infrastrukturës në Odesa, Presidenti brazilian thirrje Rusisë: Jepi fund luftës

Sulmet me dron goditën objektin e infrastrukturës në rajonin e Odesës
Dronët rusë goditën rajonin jugor të Ukrainës Odesa gjatë natës dhe shkaktuan zjarr në një objekt të infrastrukturës. Kështu ka deklaruar këtë të mërkurë (19 prill) kreu i komandës ushtarake të rajonit të Odesa-s, Yuri Kruk, i cili sqaron se deri më tani nuk janë regjistruar viktima.
“Nuk është raportuar për viktima dhe zjarrfikësit po punojnë në vendngjarje”, tha ai.
Pak pas këtyre sulmeve, ka ardhur dhe reagimi i Brazilit ndaj luftës rusë në Ukrainë. Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka dënuar “shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës” nga Rusia dhe bëri thirrje për ndërmjetësim për t’i dhënë fund luftës.
Pak pasi u kritikua për komentet e mëparshme mbi konfliktin, Lula u shpreh se një grup kombesh neutrale duhet të mblidhen për të ndihmuar ndërmjetësimin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
Lula u përball me kritika nga SHBA për komentet që ai bëri gjatë fundjavës se po zgjasnin luftimet duke furnizuar me armë Ukrainën.
Më herët të martën, qeveria e Ukrainës kritikoi gjithashtu Lulën për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës dhe ftoi udhëheqësin brazilian të vizitojë vendin e shkatërruar nga lufta dhe të shohë vetë pasojat e pushtimit rus, raporton The Guardian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




