Sulme me dron ndaj ndërtesave të Kharkiv, Zelensky: Vrasësit rusë vazhdojnë luftën e tyre, terroristët nuk do të falen kurrë

Forcat ruse kanë goditur gjatë natës ndërtesat e Kharkivit. Kryebashkiaku Ihor Terekhov ka deklaruar se një kompani e shërbimeve në rrethin Kyivskyi dhe një magazinë në rrethin Saltivskyi janë dëmtuar, ndërsa alarmet janë dëgjuar gjithashtu në rajonin Dnipropetrovsk dhe rajonet fqinje Donetsk dhe Poltava.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj sulmit rus, duke theksuar se autorët do të mbajnë përgjegjësi.
“Vrasësit rusë vazhdojnë luftën e tyre kundër ndërtesave të banimit, qyteteve të zakonshme dhe njerëzve. Autorët do të mbahen përgjegjës për çdo raketë që ata lëshojnë”, tha Zelensky teksa u dërgon ngushëllime “të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre” dhe thotë se “terroristët nuk do të falen kurrë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




