Sulmet intensive ruse në Ukrainë, Norvegjia rrit gatishmërinë e Forcave të Armatosura

Qeveria norvegjeze ka vendosur që Forcat e Armatosura të rrisin gatishmërinë e tyre për shkak të sulmeve intensive ruse në Ukrainë. Norvegjia ndan kufirin me Rusinë në Arktik, do të përmirësojë nivelin e gatishmërisë ushtarake nga nesër, 1 nëntor, njoftoi kryeministri Jonas Gar Stora, duke sqaruar megjithatë se asnjë kërcënim i drejtpërdrejtë kundër vendit të tij nuk është zbuluar.
“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se Rusia do të dëshirojë të përfshijë Norvegjinë ose ndonjë vend tjetër drejtpërdrejt në luftë. Por lufta në Ukrainë e bën të nevojshme që të gjitha vendet e NATO-s të jenë më vigjilente. Është situata më serioze e sigurisë me të cilën jemi përballur në dekada”, tha kryeministri norvegjez gjatë një konference për shtyp.
Forcat e Armatosura do të reduktojnë kohën e stërvitjes dhe do të rrisin kohën në detyrat operacionale, ndërsa Garda e Brendshme, një forcë e vendosjes së shpejtë, do të luajë një rol më aktiv, tha ministri i Mbrojtjes Bjorn Arild Gramm.
Norvegjia vendosi forcat e saj ushtarake në shtator për të ruajtur objektet e saj në det të hapur dhe infrastrukturën tokësore pas sabotimit të tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2. Ajo ka marrë gjithashtu ndihmë nga marina e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




