Sulmet kibernetike nga Irani, presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti, Bajram Begaj mblodhi këtë të hënë në institucionin që drejton anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare fill pas sulmeve kibernetike që iu bënë Shqipërisë nga hakerat e shtetit iranian.
Mbledhja u zhvillua pa praninë e mediave, ku bëhet e ditur se u thirr edhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.
Në mbledhje morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi etj.
Kjo mbledhje u thirr pas disa sulmeve që u regjistruan në sistemet qeveritare, ku i pari u regjistrua në muajin korrik, ku u goditën portalet qeveritare të shërbimeve online, ndërsa i dyti në muajin shtator, ku u godit sistemi TIMS, që paralizoi punën në Pikat e Kalimit Kufitar të vendit.
Zyrtarisht, Shqipëria akuzoi Iranin si autor të këtyre sulmeve kibernetike, ku qeveria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me këtë vend dhe dëboi nga Tirana zyrtare trupi diplomatik iranian.
Edhe Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin kibernetik ndaj aleatit të NATO-s dhe thanë se kishin arritur në përfundimin se pas tij qëndronte Irani ndërsa pak ditë më parë SHBA dorëzoi një rezolutë që dënon sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë dhe kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




