Sulmet ndaj personave me ngjyrë në SHBA, Biden: Amerikanët të ngrenë zërin. Po sulmohet diversiteti !

Botë | 3 vite më parë

Pasi një i bardhë qëlloi për vdekje tre persona me ngjyrë gjatë fundjavës në një dyqan në Florida, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se është koha që të gjithë amerikanët të ngrenë zërin sepse është “sulmuar diversiteti”.  

“Tani është koha që të gjithë amerikanët të ngrenë zërin kur historia po fshihet, librat po ndalohen. Diversiteti është sulmuar. Siç thashë më herët, ne jemi një nga vendet më diversitetin më të madh në historinë e botës. Diversiteti është një forcë e kombit tonë, një gur themeli i demokracisë sonë. A keni menduar ndonjëherë se do ta bënim këtë bisedë, në këtë kohë” u shpreh ai.  

Biden u bëri thirrje njerëzve që “të mbrojnë vlerat njerëzore”. “Urrejtja nuk do të mbizotërojë në Amerikë. Urrejtja nuk vdes kurrë, ajo thjesht fshihet. Ajo fshihet nën gurë. Heshtja është bashkëpunim. Dhe ne nuk do të heshtim”, tha ai. 

Të shtunën një person hapi zjarr ndaj disa personave me ngjyrë në një lagje të mbizotëruar të Floridas që banohet kryesisht nga afrikano-amerikanët. Sulmuesi përdori një pushkë të modelit AR të zbukuruar me svastika, simbolit të urrejtjes që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili lidhet me Holokaustin dhe krimet e kryera veçanërisht kundër popullit hebre, thanë zyrtarët për sulmin. Personi i armatosur, i cili më vonë vrau veten, la shkrime raciste që “urrente njerëzit me ngjyrë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme