Sulmet nga Hamasi, SHBA: Po monitorojmë zhvillimet. Të angazhuar që Izraeli të ketë atë që i duhet për t’u mbrojtur

Botë | 3 vite më parë

SHBA ka shprehur mbështetjen ndaj Izraelit dhe ka dënuar sulmin nga Hamasi mëngjesin e kësaj të shtune (7 tetor). Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, tha se SHBA po monitoron situatën, teksa theksoi se mbeten të angazhuar për të siguruar që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për t’u mbrojtur.

“Unë jam duke monitoruar nga afër zhvillimet në Izrael. Angazhimi ynë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur mbetet i palëkundur dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të atyre që humbën jetën në këtë sulm të neveritshëm ndaj civilëve. Gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë për të siguruar që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi pa dallim“, shkroi ai.

Edhe shtet e tjera kanë dënuar sulmin, duke shprehur mbështetjen ndaj Izraelit. Po ashtu, edhe vendi ynë shprehu solidaritetin me Izraelin, ku në një reagim, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme