Sulmet ruse mbi Odesa, plagosen 3 persona. Zelensky: Nuk do të lë asnjë krim pa përgjigje

Rusia ka sulmuar dronë dhe raketa qytetin e Ukrainës, Odesa. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve.
Guvernatori i rajonit në Detin e Zi bëri me dije se goditja e raketave, solli për shpërthimin e zjarreve në disa ndërtesa. “Dritaret në ndërtesa u shpërthyen nga vala e goditjes”, tha Oleh Kiper.

Sakaq, komanda e forcave të armatosura të Ukrainës në jug, deklaroi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan të 15 dronë dhe tetë raketa të tipit Kalibr, që Rusia lëshoi në port.
Në lidhje me ngjarjen, reagoi dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili paralajmëroi se krimet e Rusisë, nuk do të mbeten pa përgjigje.
Zelensky premtoi drejtësi pasi bombardimet ruse vranë shtatë persona të dielën në Kherson, përfshirë një foshnjë 22-ditore, dhe plagosën të paktën 22 të tjerë.
“Nuk ka ditë që e keqja ruse të mos marrë përgjigjen tonë krejtësisht të drejtë. Nuk do të lë asnjë nga krimet e Rusisë pa përgjigje“, tha Zelensky.
Zyrtarët lokalë në rajonin jugor, të cilin Kievi e çliroi një pjesë të vitit të kaluar, kanë shpallur ditë zie sot (14 gusht).
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




