Sulmet ruse, Ukraina rrëzon 16 dronë të prodhuar nga Irani

Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë rrëzuar 16 drone Shahed të prodhuar nga Irani gjatë natës deri mëngjesin e kësaj të premteje. Lajmi është bërë me dije nga Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia nisi një nga breshëritë më të mëdha të raketave kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës.
“Dronët sulmuan Ukrainën nga drejtimet juglindore dhe veriore. Për të kapërcyer sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, armiku u përpoq të përdorte shtratin e lumit Dnipro. Të 16 dronët kamikaze u shkatërruan nga forcat dhe pajisjet e komandave ajrore “Skhid” (Lindje) dhe “Qendra”, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore të njësive të tjera të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore.
Pesë dronë u rrëzuan mbi kryeqytetin Kiev në orët e para të së premtes. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko shtoi se dy drone të tjerë u rrëzuan jashtë qytetit, duke e çuar numrin total të të shtënave mbi rajonin e Kievit, në shtatë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



