Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, SHBA: Do përpiqemi të ndalojmë përshkallëzimin e konfliktit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llyod Austin ka deklaruar se SHBA-të janë të përqendruara në parandalimin e përshkallëzimit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.
Austin foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant pas sulmit dhe shkroi në një postim në “X” se ushtria amerikane vazhdon të ketë një prani të shtuar në rajon.
“Kam riafirmuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën për vetëmbrojtje. E bëra të qartë se Shtetet e Bashkuara mbajnë një qëndrim të shtuar për të mbrojtur personelin amerikan, Izraelin dhe partnerët në të gjithë rajonin përballë kërcënimeve nga Irani dhe organizatat terroriste të mbështetura nga Irani dhe janë të vendosura të parandalojnë çdo aktor që të shfrytëzojë tensionet ose zgjerimin e konfliktit në rajon”, shkruan Austin, pas takimit me Gallant.
Ndërkaq, sipas analistëve, natyra e sulmeve të së shtunës – për të cilat Izraeli tha se goditën objektet ushtarake dhe nuk synonin infrastrukturën energjetike të Iranit, tregon se një fushatë presioni amerikan për të kufizuar shtrirjen e sulmit izraelit mund të ketë qenë i suksesshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




