Sulmi kibernetik, Peleshi: Asnjë nga sistemet e Ministrisë së Mbrojtjes nuk u prek, do ketë të tilla dhe në të ardhmen

Politikë | 4 vite më parë

Sulmi kibernetik që i ndodhi platformës e-Albania duke ndërprerë shërbimet publike online nuk ka prekur asnjë nga sistemet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtës Niko Peleshi, i cili tha se asnjë nga sistemet nuk ka ndaluar si pasojë e sulmit kibernetik.

“Në rastin e sulmit të fundit nuk kanë arritur të depërtojnë në sistemet tona të mbrojtës. Asnjë nga sistemet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të Armatosura, nuk është prekur dhe nuk ndaluar së funksionuari asnjë sekondë. Nuk mund të zbardh detaje. Prishja e ekuilibrave të rendit botëror pas agresionit rus ka lëkundur të gjitha balancat në botë. Ne jemi të vetëdijshëm që në të ardhmen do të ketë sërish sulme të tillë dhe ne po marrim masat”, tha Peleshi.

Më 17 korrik Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi se të gjitha shërbimet publike online dhe faqet qeveritare ishin bllokuar nga një sulm kibernetik që vinte nga jashtë Shqipërisë.  Edhe pse ende nuk është përcaktuar se kush qëndronte pas sulmit kibernetik, i pari i këtij përmasave në vendin tonë, kryeministri Edi Rama tha se dyshimet janë për dy shtete, por pa përmendur emra. Kryeministri theksoi se sulmi nuk vinte vetëm nga individë të caktuar që vendosin gjoba, por pas tyre fshihej një shtet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme