Sulmi rus ndaj Ukrainës, raportohet për 7 viktima

Policia ukrainase ka bërë të ditur se shtatë persona kanë humbur deri tani jetën nga bombardimet e ndërmarra nga forcat ruse. Zyrtarët thonë se një sulm ndaj një njësie ushtarake në Podilsk, në rrethinat e Odesas u ka marrë jetën gjashtë personave dhe ka plagosur shtatë të tjerë.
19 persona janë zhdukur ndërohë që raportohet dhe për dhjetra të plagosur, një person tjetër ka humbur jetën në qytetin Mariupol. Ndërkohë shërbimi i rojeve kufitare të Ukrainës kanë bërë të ditur se autokolonat ushtarake ruse kanë kaluar kufirin për në krahinat veriore të Chernihiv dhe Sumy, si edhe në Luhanskun lindor dhe në krahinën Kharkiv.
Sipas autoriteteve kufitare, ofensiva ruse u parapri nga zjarri i artilleries. Mes rojeve kufitare të ukrainës ka patur të plagosur, ndërkohë që këto roje thonë se ato dhe forcat e armatosura po marrin të gjitha masat për të ndaluar, armikun, sic citohet të jenë shprehur ato.
Më herët forcat e armatosura ukrainase thanë se kanë goditur dhe rrëzuar pesë avionë rusë dhe një helikopterë, çka u mohua nga ministria ruse e mbrojtjes.




Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




