Sulmohet helikopteri i presidentit kolumbian

Një helikopter, në bordin e të cilit ndodhej presidenti kolumbian Ivan Duque ra pre e një atentati. “Helikopteri në të cilin po fluturonim ishte objektivi i një sulmi”, deklaroi Duque, pasi ai u ul në qytetin verilindor të Cucutas. Sipas Duque, vrimat e plumbave mund të shiheshin në helikopter. “Kjo qeveri nuk do të humbasë asnjë minutë në luftën kundër trafikut të drogës, terrorizmit dhe krimit të organizuar”, tha ai. Duque ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Diego Molano dhe ministri i Brendshëm, Daniel Palacios në udhëtimin nga Sardinata, në distriktin e Norte de Santander, për në Cucuta, në kufi me Venezuelën, kur helikopteri u qëllua. Asnjë prej tyre nuk u plagos, sipas raporteve fillestare. “Është e qartë është se ky është një sulm frikacak ku vrimat e plumbave mund të shihen në avionin presidencial”, deklaroi vetë presidenti Duque. Personelit të sigurisë u janë dhënë udhëzime të qarta për të gjetur personat përgjegjës. Rajoni i Catatumbo, në kufirin mes Kolumbisë me Venezuelën është prodhuesi kryesor i kokainës. Aty veprojnë forcat gueriliase të Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar të majtë (ELN), që refuzojnë një marrëveshje paqeje me qeverinë, së bashku me grupe të armatosura kriminale të përfshira në trafik droge. Këtë muaj një makinë bombë shpërtheu në një bazë ushtarake në Cucuta, duke plagosur trupat kolumbiane dhe këshilltarët ushtarakë amerikanë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




