Sulmuesi i kishës në Francë mbërriti në Evropë nga Tunizia ditë më parë

Botë | 6 vite më parë

Tuniziani që vrau tre persona të enjten në një kishë franceze,kishte mbërritur në Evropë kohët e fundit, njoftojnë burime zyrtare të cituar nga BBC.
I dyshuari, 21 vjeç, i identifikuar si Brahim Aouissaoui, kishte një dokument të Kryqit të Kuq Italian, lëshuar pasi ai arriti në ishullin Italian të Lampedusa me anije emigrantësh muajin e kaluar.
Ai u qëllua nga policia dhe është në një gjendje kritike. 
Presidenti Emmanuel Macron tha se ai ishte një “sulm terrorist islamik”. Presidenti francez tha se numri i ushtarëve që po vendosen për të mbrojtur vendet publike, të tilla si kishat dhe shkollat, do të rritet nga 3,000 në 7,000. 
Prokurorët anti-terror kanë hapur një hetim dhe Franca ka ngritur alarmin e saj të sigurisë kombëtare në nivelin më të lartë.
Ngjarja e Nisës ka rritur tensionet në Francë. Mbrojtja që presidenti Macron po i bën të drejtës për të botuar karikaturat dhe përpjekjet e qeverisë për të goditur Islamin radikal, kanë zemëruar Turqinë dhe vendet e tjera me shumicë myslimane.
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Franca “nuk do të dorëzohet kurrë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme