Super Bowl LVII, SHBA mbajnë frymën për finalen e madhe

Tridhejtë minuta pas mesnate në “State Farm Stadium” të Glendale, në Arizona, do të luhet finalja e 57 e Super Bowl-it. Në fushë, përballë njëra-tjetrës, do të jenë Filadelfia Eagles dhe Kansas City Chiefs.
Duelet brenda duelit – Kjo ndeshje do të futet në historinë e kompeticionit pasi për herë të parë përballë njëri-tjetrit, organizatorët e skuadrave rrespektive, do të jenë lojtarë me origjinë afro-amerikane. Filadelfia rikthehet në këtë duel për herë të parë pas finales të fituar në 2018 përballë Patriots të Tom Brady-t. Ndërsa për Kansas është finalja e tretë në katër vitet e fundit. Deri më tani numërojnë dy trofe të tillë. Për herë të parë sonte përballë njëri-tjetrit do të jenë edhe dy vëllezër. I referohemi vëllezërve Kelce, Jason luan për Eagles dhe Travis për Chiefs.
Spektakli mes pjesëve – Siç dihet Super Bowl është ndeshje e shumëpritur nga miliona amerikanë. Për këtë motiv edhe të ardhurat nga reklamat janë me shifra të konsiderueshme. Reklamat 7 sekondëshe janë shitur për rreth 30 milionë dollarë amerikanë dhe do të kenë si protagonistë si Adam Driver, Ozzy Osbourne, Kevin Bacon, Serena Williams dhe Brian Cox. Ndërsa spektakli mes dy pjesëve i është besuar Rihanna-s, e cila u bë nënë vetëm majin e kaluar dhe rikthehet në skenë pas një mungese të gjatë. Shfaqja e saj do të zgjasë plot 13 minuta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




