Super Bowl LVIII, SHBA mbajnë frymën, sot mësohen finalistet

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Sezonit të NFL-së amerikane siç njihet ndryshe futbolli amerikan po i vjen fundi ku sot luhen dy finalet prej ku do të mësojmë edhe protagonistet e Super Bowl-it numër 58, i cili do të mbahet në Las Vegas.

Dy ekipet më të mira të “AFC”-së do ndeshen në Baltimor ku vendasit e Ravens sfidojnë kampionët në fuqi të Kansas Siti Chiefs. Ekipi i Ravens në këtë sezon ka qenë thuajse perfekt dhe nis si i avantazhuar edhe nga faktori fushë këtë duel, por Chiefs me një lojtar si Mahoms kanë shanse që të befasojnë të gjithë. Ndeshja mes Ravens dhe Chiefs luhet sot në orën 21:00.

Ndërsa finalja e divizionit “NFC” do të luhet mes San Fransisko 49ers dhe Detroit Lions. Ekipi kalifornian është favorit jo vetëm se ka traditë në këtë sport (ka fituar pesë herë Super Bowl) por edhe se ka treguar nivel të lartë loje gjatë të gjithë sezonit aktual. Ndërsa Lions prezantohen për herë të dytë në historinë e organizatës në finalen e divizionit. Ndeshja mes San Fransiskos dhe Detroit nis në orën e parë të ditës së hënë (12:30).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme