Super Maxi “hipnotizon” Zandvoort

Gati 300 mijë spektatorë të veshur me ngjyrën portokalli pritet të mbushin shkallët e pistës në Zandvoort, atje ku fundjavën e ardhshme do të zhvillohet Çmimi i Madh i Holandës në Formula 1. Të gjithë kanë një motiv për të festuar, pasi janë tifozë të Max Verstappen, i cili pas fitores në Belgjikë ka hedhur një hap të sigurtë drejt fitimit të titullit kampion në Formula 1, i cili do të jetë i dyti radhazi për të. Piloti holandez kryeson i sigurtë renditjen për pilotë dhe tifozët e tij presin fitoren e radhës prej tij.
Ai i popullit holandez për Maksin është një pasion i jashtëzakonshëm që të kujton adhurimin që kishte i gjithë brazili për idhullin e tyre Ayrton Senën. I rikthyer në Formula 1, në vitin 2021 pas tridhjetë e gjashtë vitesh mungesë, Çmimi i Madh i Holandës nuk mund të mburret me historinë e tij, por thuhet se tashmja është ajo që ka rëndësi! Për më tepër, vala e portokalli nuk njeh më kufij, aq sa edhe në pistat në Spielberg në Hungaroring dhe natyrisht në Spa-Francorchamps, ishte e shumtë, aq sa dukej sikur ishte në Holandë.
Dhe të gjithë tifozët holandeë, tashmë kanë një aryse për të festuar, kërkojnë titullin e dytë të idhullit të tyre, max Verstapen. NJë vit më parë në Zandvoort Charles Leclerc e Carlos Sainz nuk shkuan më shumë se vendi i pestë e i gjashtë. E megjithëse i knë humbur shpresat për titull, pilotët e Ferrarit mund të shpresojnë për një vend më të mirë në renditje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




