Superkupa e Spanjës, replika e Pique: Krenar për marrëveshjen

Gerard Piqué ka reaguar më në fund duke thirrur një konferencë shtypi në kanalin e tij Twitch për t’iu përgjigjur pyetjeve nga më shumë se 40 media të lidhura. Tema padyshim që kishte të bënte me komisionet për Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, për të cilën flitet se është marrë një shumë prej 24 milionë eurosh në total: “Jam shumë krenar për këtë marrëveshje, sepse për futbollin spanjoll është një gjë e rëndësishme. Marrëveshje tërësisht ligjore dhe për mendimin tim nuk ka konflikt interesi”.
Pique më pas shtoi: “Ajo që nuk do të bëj është të marr vendime sipas asaj që mendojnë njerëzit. Nuk kam asgjë për të fshehur. Prandaj jam këtu dhe nëse është e nevojshme jam këtu deri në tre të mëngjesit. Kemi kontakte të shkëlqyera dhe njerëzit në Arabinë Saudite na thanë se donin të sillnin garat e futbollit në vendin e tyre. Duke parë peizazhin, vendosëm të bisedonim me Rubiales për të parë nëse ata mund të ishin të interesuar të zhvendosnin Superkupën jashtë Spanjës. Ne propozuam Kosmos (kompania e tij) për të ndryshuar edhe formatin. Ishte një sukses dhe njerëzit janë super të pasionuar.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




