Szczesny është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës

Spanjë | 2 vite më parë

Pas pranisë së tij në Montjuic mbrëmë, e vetmja gjë që mungonte ishte njoftimi zyrtar: Wojciech Szczęsny është një lojtar i ri i Barcelonës.

Ish-portieri i Juventusit ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2025. Më poshtë komunikata e plotë për shtyp:

“Barcelona dhe Wojciech Szczęsny kanë arritur një marrëveshje që portieri të qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2025. Portieri polak vjen në klub në rrethana të pazakonta, por nuk ka dyshime, sepse CV-ja e tij flet vetë. Gjatë karrierës së tij, e cila dukej se kishte përfunduar në verë, ai luajti për klube të nivelit të lartë si Arsenal, Roma dhe Juventus”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme