Szijjártó: Heqja e unanimitetit do të shkatërronte BE. Vendet që kapen pas saj tregohen hipokritë

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó ka kritikuar vendet anëtare të BE se tregohen hipokrite ndaj vendeve kandidate në BE kur thonë se procesin e zgjerimit e pengon marrja e një vendimi unanim nga të gjithë.

Sipas diplomatit hungarez heqja e kushtit të unanimitetit do të shkatërronte BE, pasi do të vendosin vendet e mëdha dhe vendet e tjera të vogla pjesë e BE nuk do të kishin asnjë rol.

Sipas tij problemi me procesin e zgjerimit qëndron se disa diplomatë të shteteve anëtare një gjë thonë pas dyerve të mbyllura dhe një tjetër përpara vendeve kandidate.

“Heqja dorë nga kushti i unanimitetit do të çonte në shkatërrimin e BE, sepse në rast se unanimiteti do të eliminohej do të ndikonte dhe në rolin e vendeve të mesme dhe të vogla pasi do ishin të mëdhenjtë që do të vendosnin për çështje të rëndësishme. Por nuk është kjo mënyra se si duhet trajtuar një vend. Nuk është rastësore se BE funksion me metodologji që kërkojnë unanimit kur merren vendime të rëndësishme. Ata që e përmendin unanimit si pengesë thjeshtë po kërkojnë justifikime për të thënë se nuk janë entuziastë për zgjerimin. Hapësira ku hipokrizia është në krye në BE është procesi i zgjerimit. Për fat të keq më duhet të them se disa prej tyre nuk thonë të njëjtën gjë pas dyerve të mbyllura dhe përpara”, tha  Szijjártó.

Edhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se BE duhet të tregohet më e hapur në procesin e zgjerimit duke i treguar vendeve kandidate që i dëshiron pranë vetes. Komisioneri tha se vendet e rajonit janë përfshirë në një metodologji të re dhe në programe për përfitimin e fondeve të BE deri sa ato të bëhen pjesë e familjes evropiane.

“Për mënyrën si BE duhet të reformohet për të mirëpritur anëtarë të rinj, komisioni ka qenë mjaft I qartë se konfigurimi aktual institucional I traktateve është përsosmërish të mirëpresë anëtarë të rinj. Ne e shohim zgjerimin dhe reformat e brendshme si diskutime paralele dhe më e mira është t’i ruajmë kështu. Në të kundërt do të bëhet një proces ku jemi në kërkim të shpirtit. Kemi një mundësi unike para nesh dhe kjo është arsyeja përse kam këmbëngulur për pranimin e anëtar të rinj në fund të mandatit të ardhshëm. Të krijojmë një MFF të re nga 2027-ta. Këtu e shoh se duhen bërë ndryshime më të mëdha që të mirëpresim anëtar të rinj, kur të krijohet kjo MFF e re duhet të ketë hapësirë dhe kjo është tregues për të parë nëse BE do mirëpresë anëtar të rinj në fund të mandatit”, tha Varhelyi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme