Tabaku: Borxhi është barrë për shqiptarët dhe qokë për oligarkët!

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ngriti pikëpyetje në lidhje me borxhin publik të Shqipërisë. Ajo argumentoi se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit, përkundrazi sipas saj, borxhi është marrë për të paguar pagat e të punësuarve. “Qeveria e gjeti borxhin në 2013 në vlerën e 6.3 miliardë euro ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 borxhi ka kapur vlerën e 10.2 miliardë euro. Nga një rritje e tillë e borxhit çfarë ka përfituar ekonomia shqiptare. Dukshëm asgjë” u shpreh Tabaku.
Ajo shtoi më tej se situata në tregjet botërore dhe mbi të gjitha situata në ekonominë globale do të ndikojë negativisht në normën e interesit për eurobondin.
Nënkryetarja Tabaku argumentoi se Eurobondi do të ndikohet në normën e interesit dhe në treg edhe nga situata e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. “Po merret borxh për paga, pensione dhe koncesione qe nuk ka ndodhur kurrë më parë. Borxhi ka arritur ne 95% të PBB. Nuk duhet harruar se Shqipëria është një nga vendet e përfshira në listën gri të Moneyval. Kjo do të ndikojë në rezultatin e nxjerrjes së Eurobondit në treg”, deklaroi ajo.
Tabaku nënvizoi se situata e borxhit dhe menaxhimi i borxhit është trajtuar dhe nga FMN e cila ka kritikuar qeverinë për të dy aspektet e menaxhimit dhe gjithashtu përdorimit të tij.
FMN, sipas Tabakut, ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet e qeverisë duke vënë theksin tek mungesa e eficiencës dhe dërgimit të borxhit në shpenzime jo eficiente si ato të PPP-ve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




