Tabaku dorëzon në Parlament paketën anti-korrupsion me 4 ligje

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dorëzuar këtë të premte në Parlament paketën anti-korrupsion me 4 ligje. Tabaku thekson se kjo paketë siguron luftë ndaj pastrimit të parave; më shumë informacion, transparencë dhe llogaridhënie Për deputeten demokrate, këto janë disa hapa konkretë që duhen ndërmarrë, por që sipas saj duhet vullnet politik për t’i votuar.
“Sot po dorëzoj zyrtarisht paketën anti-korrupsion me 4 ligje në Parlament. Unë besoj se korrupsioni është arsyeja pse shqiptarët largohen, sepse s’ka ekonomi tregu, s’ka konkurrencë, pse bizneset punojnë në të zezë. Korrupsioni është arsyeja pse ka informalitet. Ne mund ta ndryshojmë këtë sistem.
Janë 4 elementë kryesorë që dua të theksoj: kjo paketë siguron luftë ndaj pastrimit të parave; më shumë informacion, transparencë dhe llogaridhënie; me krijimin e sistemit të kontratave publike. Elementë të cilët lidhen me pengimin e pjesëmarrjes në garë të kompanive që nuk i njihet pronari që s’kanë burime financiare, do krijojë më shumë konkurrencë. Janë hapa konkretë. Duhet vullnet për t’i votuar”, tha Tabaku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



