Tabaku: Duhet ndërtuar Europa këtu! Nuk mund të ketë integrim pa bujqësi të zhvilluar

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se rritja e çmimit të karburantit, rritja e çmimit të inputeve bujqësore në 3 vitet e fundit, ndryshimet e skemës dhe rritja e taksave dhe teknologjia e vjetëruar kanë dëmtuar bujqësinë nga viti në vit. Sipas Tabakut, nuk mund të ketë integrim pa një bujqësi të zhvilluar.

“Janë bërë xhufkë juristët! Bujqësia sot po vuan jo vetëm nga lufta por mbi të gjitha nga arroganca edhe mungesa e vizionit!  ️Rritja e çmimit të karburantit, ️rritja e çmimit të inputeve bujqësore (fertilizuesit) në 3 vitet e fundit, ️ndryshimet e skemës dhe rritja e taksave, ️teknologjia e vjetëruar, madhësia e fermës dhe fragmentarizimi i tokës. Të gjitha problematikat që po dëmtojnë bujqësinë nga viti në vit dhe kanë kthyer mollët e Devollit të shiten në 30 lekë/kg pra nën kosto! Të rinj që kanë braktisur fshatin dhe me nxitim po lënë Shqipërinë ndërsa tokën nuk ka kush ta punojë. “Janë bërë xhufkë juristët” më tha sot një fermer teksa më përshkruante Ministrinë e Bujqësisë! Duhet ndërtuar Europa këtu! Nuk mund të ketë integrim pa një bujqësi të zhvilluar”, shkruan Tabaku në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme