Tabaku: Lidhja mes mafies dhe politikës po pengon integrimin

Politikë | 5 vite më parë
 
 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike në opozitë, Jorida Tabaku, reagoi të shtunën pas raportit të fundit të Global Initiative Network mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit, i cili sipas saj tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar.

Tabaku tha se “lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së pari për vendin dhe më tej për integrimin europian të Shqipërisë”.

“Nuk mund të kemi një qeverisje në shërbim të qytetarëve nëse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është efektive. Jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e kanabis, gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera. Jemi të dytët në rajon në lidhje me mafian dhe krimin e organizuar  duke u përkeqësuar me vitet e mëparshme”, tha ajo.

Sipas Tabakut, “aq e ngushtë është lidhja mes mafias dhe qeverisë, saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament”.

“Mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë. Sipas raportit 1/3 e ekonomisë sonë është informale. Kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE”, tha zonja Tabaku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme