Tabaku: Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, është marr peng nga qeveria

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi të hënën qeverinë, se për faj të saj,  procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është marrë peng nga qeveria.

Sipas saj, sa herë që dëgjojmë për këtë proces, ka lodhje sepse “na kujton atë pengmarrje që nuk po u jep shqiptarëve shansin të provojnë mundësinë për të ndërtuar Evropën këtu, në vendin tonë”.

Tabaku, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nënvizon se integrimi nuk është thjesht një proces burokratik që zhvillohet në zyrat e administratës, por është një proces që prek qytetarët në çdo aspekt të jetës së tyre.

“Shqipëria është pjesë e Evropës, por pyetja mbetet: A është demokracia jonë vërtet një demokraci institucionale? A jemi ne pjesë e perëndimit dhe vlerave të BE kur vjen puna te demokracia dhe sundimi i ligjit? Kur sheh se si institucionet përdoren për propagandë dhe jo për reforma reale kundër korrupsionit, dhe si shteti është në funksion të pakicës dhe jo shumicës, natyrisht kupton rrugën e gjatë përpara dhe nevojën për ndryshim”, theksoi Tabaku.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme