Tabaku: Qeveria do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve

Politikë | 5 vite më parë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se sipas saj qeveria do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve. Në reagimin e saj, Tabaku shprehet se një  kryeministër që drejton një shtet të kapur, shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti. “U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e inceneratorëve. U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi i plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak. Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve. Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe Kushtetutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve. Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh. Kjo është kapja e shtetit”, shprehet Tabaku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme