Tabaku: Rritja e çmimeve për shkak të monopolit mbi karburantet dhe rënies së bujqësisë

Politikë | 2 vite më parë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar të martën në rrjetet sociale për rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimit të kostos së jetesës për qytetarët.

Tabaku ka rreshtuar edhe arsyet se përse çmimet e larta po prekin dhe varfërojnë familjet shqiptare. Sipas saj, shkaqet e këtyre rritjeve nisin nga një treg i kontrolluar nga një pakicë që pengon konkurrencën, deri tek taksat e larta.

Deputetja e PD nënvizon se, është taksimi ai që ka provokuar rritjen fiktive të çmimeve dhe gjithashtu edhe ka krijuar një sistem të pandershëm ku shumica paguan, ndërsa pakica fiton.

“Çmimet e karburantit vazhdojnë të jenë të larta për shkak të një monopoli në treg që fatkeqësisht lejohet të operojë në dëm të konsumatorëve. Kostoja e lëndëve të para po rritet, duke rritur çmimet e produkteve. Taksat e larta në vendin tonë rrisin gjithashtu koston e produkteve. Rënia e bujqësisë ka ulur prodhimin vendas, duke sjellë produkte më të shtrenjta nga importi në tavolinat tona. Monopolet në tregun e shitjes me pakicë kanë rritur çmimet për shqiptarët. Inflacioni është rritur, dhe kushdo po paguan më shumë për të marrë më pak. Inflacioni socialist ka shkatërruar të ardhurat e shqiptarëve, duke i lënë më të varfër dhe më vulnerabil”, shkruan Tabaku.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme