Tabaku takon Escobar: Shprehu mbështetjen për PD! Shqipëria të vijojë procesin e integrimit në BE

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku gjatë një vizite të saj ën SHAB është takuar me të dërguan special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gjatë takimit është diskutuar për integrimin e Shqipërisë, ku të dy kanë theksuar së është thelbësore që të ecet para me forcimin e shtetit ligjor. Tabaku tha se Escobar gjithashtu shprehu mbështetjen për PD.

“Takimi i shkëlqyer me Gabriel Escobar sot në DC. Ai shprehu mbështetjen e tij për PD Shqipëri! Thelbësore që Shqipëria të vazhdojë procesin e integrimit në BE, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe vendosja e shtetit ligjor!”, shkruan Tabaku.

PD ndodhet në një krizë të brendshme ku deputetët janë darë në ata por Sali Berishës dhe ata kundër. Kujtojmë se Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Më herët Escobar ka thënë se qëndrimi i SHBA për Berishën nuk ndryshon, por që ky vendim nuk kishte bënte me politikën e mbështetësve të tij apo jetën e tij politike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme