Tajson “sakrifikon” marijuanën për t’u ndeshur me Pol

Sipas “USA Today” Majk Tajson po bën diçka më të vëshirë se të përballet me një djalë, i cili është 30 vite më i ri. Siç dihet 57-vjeçari është përdorues i rregullt i marijuanës, por me qëllim që të ngjitet në ring më 20 korrik i duhet që të mos përdorë këtë substancë.
Sipas autoriteteve sportive të Teksasit, sportistët, të cilët marrin pjesë në aktivitet sportive nuk lejohen të garojnë nëse në trupin e tyre gjenden substanca të ndaluara. Për këtë shtet edhe marijuana renditet mes tyre.
“Ka vendosur që të mos e konsumojë përkohësisht pasi kërkon të ndjekë rregullat. Majk mendon se marijuana ka benefitet e veta dhe ai e përdor për arsye shëndetësore”, njoftoi biografi i ish-boksierit, Joan Mignano.
Sipas ligjeve të Nevadës nëse një sportist rrezulton pozitiv ndaj këtij testi atëherë ai pezullohet për 90 ditë. Ndërkohë që nëse fituesi i eventit rrezulton i tillë atëherë ky event do të konsiderohet si nul.
Ndeshja mes Majkut “të Hekurt” dhe youtube-rit të njohur 27-vjeçar do të mbahet më 20 korrik në “AT&T Stadium” në Arlington.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




