Takim mes radiove të komunitetit

Sociale | 5 vite më parë

Drejtues të tre radiove të komunitetit në Shqipëri, Radio SPEKTRUM, (besimi myslyman), Radio MARIA (besimi katolik), dhe Radios NGJALLJA (besimi ortodoks), si dhe përfaqësues të redaksive respektive, janë pritur sot në studiot e Radio SPEKTRUM.

Ky takim mbahet periodikisht, prej vitit 2017, nga një redaksi në tjetrën.

Ai syon shkëmbimin e mendimeve dhe pikëpamjeve mbi dinamikën e punës së radiove të komunitetit, për dukuritët e sfidat e medias në erën digjitale, për shkëmbimin e përvojave në programacion, teknologji, në komunikimin me partnerët dhe institucionet, përmirësimin ligjor etj.

Në Shqipëri radiot e komunitetit mbeten një pjesë shumë aktive dhe ndikuese në tregun radiofonik shqiptar. Ato reflektojnë tolerancën dhe bashkëveprimin mes besimeve të ndryshme fetare e cila konsiderohet një vlerë e çmuar ndërkombëtarisht për Shqipërinë dhe shqiptarët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme