Takimi i presidentit Meta me Ballën, Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti Ilir Meta, deri tani, është vetëm me PS, sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve të pjseshme vendore. Ai thirri në takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Edhe pse zoti Meta deklaroi se ky ishte një konsultim me Ballën për disa dilema, duke theksuar se nuk ka pasur ftesa zyrtare, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar këtë takim si “akti publik i trekëndëshit të Bermudës”.

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shprehet Bardhi.

Por i menjëershëm ka qenë reagimi i presidentit Meta, nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, i cili ka ironizuar reagimin e Bardhit.

“Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!”, thekson Blushi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme