Takimi i Ramës me Thaçin në Hagë, reagon PDK në Kosovë: Kujdes vëllazëror!

Takimi që kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot me ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, është vlerësuar nga PDK-ja në Kosovë, posaçërisht nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka falenderuar nga zemra Kryeministrin Rama për kujdesin vëllazëror, sipas tij, që po tregon ndaj Kosovës.
“Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij. Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë. Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën”, shkruan Krasniqi. /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




