Takimi Ibrahimaj-Bekteshi, Maqedonia e Veriut marrëveshje eksporti me Shqipërinë për vajin e lulediellit

Ekonomi | 4 vite më parë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se marëdhëniet mes dy vendeve janë bilaterale, të cilat kanë ardhur duke u përforcuar nga viti në vit. Ibrahimaj bëri me dije se ditën e nesërme Maqedonia e Veriut do të marrë vendimin për çeljen e eksporteve për vajin e lulediellit.

Sipas Brahimajt ky vendim i Maqedonisë së Veriut është mjaft i rëndësishëm për furnizimin me mallra në këtë periudhë krize. Po ashtu, Ibrahimaj tha se së bashku me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut do të ndërmarrin të gjitha hapat për lehtësimin e integrimit në BE të dy vendeve.

“Në kuadër të nismës Open Balkan ne kemi marrë disa vendime për lehtësimin e tregëtisë, për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve. Kemi vendosur që të marrim hapat që do na lehtësojnë integrimin në BE.

Kanalet e tregëtisë janë kryesore me qëllim furnizimin e popullatës me ato produkte që janë jetike.

Nesër Maqedonia e Veriut do marrë një vendim për çeljen e eksporteve për vajin e lulediellit që është shumë e rëndësishëm, për furnizimin me mallra në një periudhë krize.

Marrëdhënia mes dy vendeve në kuadër të tregëtisë do vazhdojë të jetë shumë e mirë”, tha Ibrahimaj.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme