Takimi me Metën, Kim: Partitë të bashkohen në dialog konstruktiv për forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i ambasadores Yuri Kim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se takimi me i ambasadores me Metën vjen si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.
Ambasadorja Yuri Kim ka theksuar në takim se partitë politike duhet të bashkohen në dialog konstruktiv për të forcuar demokracinë, për të luftuar korrupsionin dhe për të çuar përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE
“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Më herët edhe Meta reagoi mbi takim, ku tha se në fokus të bisedës ka qenë bashkëpunimi dhe forcimi i lidhjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




